Shkup. 23 nëntor – Gjykatësja Lidija Trajkovska-Zimbovska dha dy orë pauzë në seancën për lëndën “Trust”, me qëllim që PSP të bëjë printimin e listës me prova, të cilat janë shkruar në 80 faqe.
Avokatët kërkuan që këtë herë lista e provave të jetë me numra që më lehtë ta ndjekin nxjerrjen e provave para Gjykatës.
Para Gjykatës duhet të dëshmojë edhe drejtuesi i “Sileks jo metale” i cili nuk u paraqit në seancën e kaluar.
Në “Trust” i dyshuari i parë është biznesmeni Sead Koçan, ndërsa të akuzuar janë edhe dy persona fizikë dhe tre juridikë, në mesin e të cilëve edhe drejtuesit e firmave “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” sh.p.k.nj.p nga Studeniçani për pjesëmarrje në tenderin e ELEM-it u morën në pyetje dëshmitarët.
Sipas PSP-së duke i dorëzuar dokumentet e falsifikuara për pronësi të mekanizmit dhe për ekipim kardrovik, tre firma, të bashkuara në konzorcium, e kanë fituar tenderin e ELEM-it, përafërsisht 1.060.000.000 denarë, gjegjësisht 17 milionë euro.