Shkup, 11 janar – Prokurorisë Speciale Publike mund ti merren “bombat”. Ky është njëri prej skenarëve, i cili flitet se mund të ndodh në procesin e plotësim-ndryshimeve të Ligjit për PSP-në. Nëse ky version i propozuar nga deputetët (supozohet nga ato të VMRO-së) realizohet, atëherë të gjitha procedurat para-hetimore dhe hetimore të filluar në periudhën e kaluar nga PSP, do të dështojnë.
Vazhdimi i mandatit të PSP-së për ngritjen e aktakuzave të reja para organeve Gjyqësore, duhet të realizohet me dy të tretat e votave të deputetëve. Ndërkohë, siç dihet, në grupin e tetë deputetëve të pavarur të VMRO-së (që realisht e përbëjnë numrin prej 80 deputetëve të shumicës), gjendet edhe deputetja Elizabeta Kançevska Milevska e akuzuar e prokurorisë, gjegjësisht Vlladanka Aviroviq, nëna e Vasilije Aviroviqit, e dënuara e PSP-së në rastin “Trust”.
Në takimin e fundit që ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, e realizoi me gazetarët, u tha se qëndrimi i tyre është se PSP duhet edhe më tutje ta gëzojë fuqinë dhe pavarësinë që e ka, për shkak se deri më tani, funksionimi i saj është treguar i suksesshëm dhe se njëjta duhet të barazohet me peshën që e ka Prokuroria për krim të organizuar. Sidoqoftë, ministrja Deskoska theksoi se ekziston një mundësi e kompromisit rreth “bombave”, që sipas saj, përmbajtjet e tyre të shfrytëzohen vetëm si indice në hetime, por në procedurat gjyqësore – prokurorët special të sigurojnë dëshmi të reja.
Ndryshe, sipas propozimit të grupit të punës të Ministrisë së Drejtësisë, e ardhmja e PSP-së shihet në kornizat e Prokurorisë Publike të Maqedonisë, ku specialja mendohet të ketë kompetenca të zgjeruara për hetimin…(më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)