Në seancën e sotme gjyqësore për lëndën e PSP-së “Tarifa”, e cila me radhitjen e re të gjykimeve i është dhënë gjykatëses Sofçe Gavrillova Efremova, prokurorët sërish e lexuan fjalimin hyrës nga seanca paraprake gjyqësore në 19 dhjetor të vitit të kaluar. Prokurori i PSP-së Trajçe Pelivanov tha se sipas fakteve do të dëshmojnë se tre të akuzuarit janë autorë të veprës penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit”. “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare nuk është vepër penale naive dhe nuk mund të tolerohet”, tha Pelivanov dhe shtoi se pret që Gjykata të marrë aktvendim.
Të akuzuarit, siç theksoi Pelivanov, e kanë keqpërdorur pozitën zyrtare për furnizim kundërligjor të sistemit softuerik për nevojat e SHA ELEM me ç’rast i kanë shkaktuar dëm pronësor kompanisë prej 456.560 eurosh. Të akuzuarit Dejan Boshkovski, Metodij Stojmenovski dhe Nenad Gjorgjovski në seancën e sotme u prononcua se nuk janë fajtorë.
“Për veprën e cila më ngarkohet, nuk ndjehem fajtor. Në asnjë moment nga puna ime në SHA ELEM nga tetori i vitit 2012 deri në shtator të vitit 2016 nuk i kam shkelur ligjet e RM-së”, tha Boshkovski. Ai në fjalimin e tij deri te Gjykata, tha se beson se do të mundësohet gjykim korrekt, për shkak se është e paqartë dhe joprecize se pse është i akuzuar. Seanca e sotme po xhirohet me kamera.
Sipas aktakuzës së PSP-së, të akuzuarit e kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimin gjatë furnizimit publik të softuerit – “ERP sistem”. Ata i kanë mundësuar konsorciumit, i cili më vonë e ka fituar tenderin, të kualifikohet në fazën e dytë të negocimit gjatë furnizimit publik, edhe pse nuk ka dorëzuar dokumentacion të kompletuar.