Shkup, 21 shkurt – Në Gjykatën penale sot filloi debati kryesor për lënën “Transportuesi” ku të akuzuar janë ish-kryetari i Manastirit, Vlladimir Talevski dhe 20 persona të tjerë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe përvetësim të rreth 360.000 eurove.
Gjykata i refuzoi si të pabaza kërkesat e mbrojtjes për shtyrjen e debatit kryesor të sotëm për lëndën “Transportuesi”. Ata kërkojnë shtyrje, sepse nuk iu janë dorëzuar audio materialet, si dhe dëshmi tjera në formë të shkruar.
Gjykimi vazhdoi me fjalim hyrës të prokurorëve të PSP-së, të cilët thanë se Talevski dhe të akuzuarit e tjerë me keqpërdorim të pozitës zyrtare gjatë organizimit të transportit të nxënësve për vitet shkollore 2009/2010/2011 kanë arritur të realizojnë dobi të paligjshme prej 556 mijë euro.
Prokurorët para Gjykatës theksuan se do të dëshmojnë se të akuzuarit kanë arritur marrëveshje pa e respektuar procedurën për furnizim publik në vlerë të pabazë dhe vlerë në mënyrë të paligjshme.
Dëshmitë, sipas prokurorëve, do të dëshmojnë se të akuzuarit i kanë kryer veprat për të cilat ngarkohen. Ata presin aktvendim.
Avokatët e të akuzuarve thanë se gjendja me transportin është e ngjashme ose e njëjtë në tërë Maqedoninë dhe se do të tregojnë për cilat arsye të akuzuarit nuk kanë bërë vepër penale.
Sipas avokatëve, në Manastir, transporti i nxënësve jo vetëm që ishte rregulluar në mënyrë ligjore, por edhe është zbatuar me vlerë më të ulët për çdo nxënës në krahasim me qytetet tjera në shtet.
Sipas mbrojtjes, obligimi për organizimin e transportit falas të nxënësve në shkolla iu është imponuar në mes të vitit shkollor. Ata, siç thotë mbrojtja, nuk kanë mundur të parashohin sa nxënës do ta shfrytëzojnë transportin në vitin e ardhshëm shkollor.
Debati zhvillohet nga fillimi për shkak të ndryshimit të këshillit gjyqësor. Kryetar i këshillit gjyqësor është Dobrila Kaxharska. Seancat paraprake ishin shtyrë për shkak të mos pasjes së përgjigjes për ankesë të parashtruar deri te Gjykata e Apelit.