Shkup, 19 mars – Prokuroria Speciale Publike ka ngritur akuzë deri të Gjykata e Apelit për aktvendimin për gazetaren Ivona Talevska në rastin “Tifani” për fshehjen e tatimit. Nga PSP-ja kërkojnë që dënimi me kusht për burgosje të Talevskës të shndërrohet në dënim efektiv burgu.
“Deri te Gjykata e Apelit është ngritur ankesë, gjegjësisht propozohet aktgjykimi i ankimuar të ndryshohet në dënim efektiv burgu, si dënim kryesor dhe dënim më i lartë në të holla, si dënim dytësor. Gjithashtu, për personin juridik ‘Smart’ grupacioni të gjykohet në dënim më të lartë në të para”, konfirmuan nga PSP-ja.
Muajin e kaluar Gjykata Penale e dënoi Talevskën me dënim me kusht prej dy viteve në qoftë se në katër vitet e ardhshme nuk e përsërit veprën fshehje e tatimit.
Me vendimin e Gjykatës, Talevska në afat prej një muaj duhet të paguajë dënim në vlerë 1.000 euro, pjesën e shpenzimeve për dëshmimin, ndërsa në periudhë prej një viti duhet ta kompensojë tatimin e fshehur, gjegjësisht shumën që PSP-ja e ka precizuar në aktakuzën.
Talevska si udhëheqëse e shoqatës për konsallting “Smart SHPKNJP dhe të “Smart grup SHPKNJP Shkup” nga viti 2008 deri në vitin 2014 e ka shmangur pagesën e tatimeve, ndërsa në llogaritë përfundimtare ka dhënë të dhëna të rrejshme, me çka ka fshehur 2.314.463 denarë ose 37.634 euro përmes firmave dhe 1.040.840 denarë ose 16.924 euro tatim personal.