Shkup, 17 maj – Prokuroria Speciale Publike në fjalët përmbyllëse për lëndën “Tank” kërkon që gjykata t’i shpallë fajtorë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish-ndihmës ministrin në MPJ, Gjoko Popovskin, si dhe t’i paguajnë shpenzimet gjyqësore në vlerë prej 313.160 denarë.
Prokurori Gavril Bubevski në fjalët përmbyllëse kërkoi që gjykata gjatë konfirmimit të përgjegjësisë penale të të akuzuarve t’i marrë parasysh rrethanat e vështira se Gruevski ka vepruar me paramendim direkt derisa ka qenë kryeministër dhe veprën e ka bërë me dëshirë personale, por me mjete nga buxheti, ndërsa si rrethana lehtësuese të marrë parasysh gjendjen të tij familjare .
Prokuroria sqaroi se aktakuza është për procedurën joligjore për furnizimin e automjetit të blinduar “mercedes gard” dhe se Gruevski ka kërkuar në mënyrë joligjore të kryhet, kështu që nuk është me rëndësi a ka udhëtuar apo jo me të.
“Nga MPB-ja kompanisë Mak Auto Star në vitin 2012 i janë paguar 35.226.000 denarë për furnizim. Mak Auto Star me këtë ka realizuar për 2,3 për qind përfitim më të lartë nga shitja e automjetit të këtij operatori ekonomik”, tha Bubeski.
Stevço Donev nga PSP-ja në fillim të fjalëve përmbyllëse tha se i akuzuari Gjoko Popovski në vitin 2011 ka sjellë vendim për blerjen e një automjeti të përdorur të sigurt në pajtim me fuqinë e zvogëluar ekonomike dhe të blerjes të MPB-së, por më pas ka ndryshuar dhe është anuluar me qëllim të furnizohet një automjet i tillë i ri.
Donev, gjithashtu, theksoi se MPB-ja paraprakisht ka paraparë 15 milionë denarë për furnizimin e një automjeti të përdorur dhe më pas e ka rritur në 30 milionë denarë për furnizimin e një automjeti të tillë.
Avokatët e mbrojtjes në fjalët përmbyllëse thanë se furnizimi i automjetit ishte i nevojshëm për arsye të sigurisë dhe për arsye teknike.
Avokatja Sanja Aleksiq tha se me dëshmitë nga Prokuroria nuk dëshmohet vepra për të cilën akuzohet Gruevski dhe propozoi gjykim për pafajësi.
Gjykatësja Dobrila Kacarska në kërkesë të mbrojtjes dha pauzë prej gjysmë ore, pas të cilës, siç tha, do të vazhdohet me fjalët përmbyllëse të mbrojtjes.
Në lëndën “Tank” akuzohen ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ndihmës ministri në MPB Gjoko Popovski dhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, për të cilën procedura është ndarë për shkak të “shtatzënisë së rrezikuar”.
Gruevski, Jankulloska dhe Poposki akuzohen për furnizimin e mercedesit luksoz prej 600.000 eurove.
Sipas PSP-së, Gruevski si kryeministër ka kërkuar nga Jankulloska të përcaktojë një person i cili do të zbatojë furnizim të paligjshëm për automjet të ri të blinduar, ndërsa është favorizuar kompania “Max Autostar SHPKNJP”. Për ta plotësuar kërkesën, Jankulloska e ka angazhuar Poposkin dhe që të dy e kanë keqpërdorur pozitën dhe autorizimin zyrtar. MPB-ja ka bërë furnizimin e automjetit i cili është dashur t’i jepet Qeverisë, por sipas aktakuzës, është furnizuar sepse Gruevski ka dashur të udhëtojë në një automjet të tillë, por nuk ka dashur opinioni të mësojë për këtë.