Shkup, 24 prill – Pas një varg pengesash për të kontrolluar dokumentacionin e kompanisë “Telekomi i Maqedonisë”, të hënë ekipi i Prokurorisë Speciale Publike, i kryesuar nga prokurorja Lençe Ristovska, është futur në ndërtesën e kësaj kompanie. Lajmin të cilën e publikuar shumë media vendase nuk e kanë konfirmuar nga PSP-ja, megjithatë fotografitë e bëra në hyrje të zyrës kryesore të “Telekom Maqedonisë”, e kanë vërtetuar një gjë të tillë. Javë më parë drejtuesit e kësaj Prokurorie bënë të ditur se një kohë të gjatë janë duke u përballur me obstruksione nga ana e përfaqësuesve të kompanisë në fjalë si dhe nga ana e Gjykatës Penale të Shkupit(GJPSH), e cila shpik arsye të ndryshme vetëm e vetëm që mos t’ju jap urdhëresa gjyqësore për bastisje. Në nëntor të vitit të kaluar PSP-ja e publikoj hapjen e lëndës para hetimore nën emrin “Target” e cila siç thanë, lidhet me përgjimet masive të cilat janë realizuar nga viti 2008 e deri në vitin 2015. Mirëpo, si pengesë kryesore për mbledhjen e dëshmive dhe fakteve materiale në “Telekomin e Maqedonisë” nga kjo prokurori e shënjestruan GJPSH-në, e cila deri atë kohë katër herë kishte refuzuar dhënien e urdhëresës gjyqësor për hyrje në këtë kompani. Sipas informacioneve të cilat deri më sot janë publikuar nga Prokuroria Speciale Publike, thuhet se kjo prokurori disponon me rreth 5 mijë dëshmi nga realizimi i përcjelljes së jashtëligjshme të komunikacioneve, pjesën dërmuese të të cilëve e ka siguruar më 19 tetor të vitit të kaluar, atëherë kur me urdhëresë gjyqësore u fut në sektorin e policisë sekrete dhe mblodhi të dhënat lidhur me sistemet e përcjelljes së komunikacioneve. Ndryshe, përmes një kumtesë për media nga PSP-ja kanë bërë të ditur se prezenca e tyre në zyrat e “Telekom Maqedoni” ka qenë për shkak të një takimi i cili është realizuar me përfaqësuesit më të lartë të kësaj kompanie, gjegjësisht arsye e kësaj mbledhje ka qenë për gjetjen e një zgjidhje e cila lidhet me lëndët të cilat kjo prokurori është duke i shqyrtuar. (O.XH)