PSP: Incizimi dëshmojnë se nuk kemi lidhje me rastin

Shkup, 8 gusht – Lidhur me incizimin e rastit “Zhvatja” të cilin e kanë transmetuat shumë media, Prokuroria Speciale Publike (PSP) kumtoi se me të “pa mëdyshje konfirmohet se nuk ka lidhje midis thënieve në incizim dhe propozimeve të cilat janë sjell nga ana e Prokurorisë Publike për ndjekje të veprave penale të lidhura dhe të cilat rrjedhin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve dhe vendimeve të gjykatave”.

Siç theksohet në kumtesën e publikuar në ueb faqen e PSP-së, më 6 shkurt të vitit 2019 kjo Prokurori publike deri tek Gjykata e Apelit Shkup ka parashtruar propozime për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak për tre persona të dyshuar. Duke vepruar për këto propozime, Gjykata e Apelit Shkup më 7 shkurt të vitit 2019 solli vendim për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Më pas, siç thekson, kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Shkup, tre personat e dyshuar kanë dhënë ankesa deri tek Gjykata supreme.

“Me rastin e ankesave të deklaruara, kjo Prokurori publike më 21 shkurt të vitit 2019 deri tek Gjykata supreme ka dorëzuar propozime, që ankesat të refuzohen si të pabaza dhe të konfirmohen vendimet e Gjykatës së Apelit për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak. Gjykata supreme edhe krahas propozimeve të tilla të kësaj Prokurorie, më 4 mars të vitit 2019 solli vendime me të cilat janë marrë parasysh ankesat e tre personave, vendimet e Gjykatës së Apelit Shkup janë modifikuar dhe është shfuqizuar masa e arrestit shtëpiak”, theksohet në kumtesën e PSP-së.

Prej atje potencojnë se “kundrejt të gjitha mendimeve të dhëna nga ana e kësaj Prokurorie Publike të mos shfuqizohen masat e paraburgimit për këta persona, Gjykata supreme vendosi në kundërshtim me këto mendime”.

“Shpresojmë se ky sqarim do t’i pengojë të gjitha spekulimet për lidhjen e kësaj Prokurorie Publike me rastin “Zhvatja”, thuhet në kumtesën e PSP-së.