Në konferencën e sotme për shtyp, Prokuroria Speciale Publike ka shpalosur dyshime të reja që kryesisht ndërlidhen me krime financiare. Lëndë e rasteve të reja, theksojnë nga Specialja, janë keqpërdorimet e pozitave zyrtare dhe larja e parave nga funksionarë të një partie të caktuar. Rasti “Trevnik” ka të bëjë me ndërtimin pa leje të tre shtëpive, duke ndërtuar fillimisht shtëpitë, e duke marrë më pas lejet e ndërtimit.
Rasti tjetër i titulluar “Trajektorja”, ka të bëjë me 4 funksionarë qeveritarë të cilët kanë tejkaluar kompetencat e tyre duke dëmtuar buxhetin e shtetit me të paktën 155 milionë euro, në lidhje me ndërtimin e autostradave në Milladinovc-Shtip dhe Kërçovë-Ohër.
Rasti i tretë i prezantuar është rasti i titulluar “Talir”, ku bëhet fjalë për financimin e jashtëligjshëm të partisë VMRO-DPMNE. I dyshuar kryesor është kryetari i partisë, Nikolla Gruevski, i cili ka formuar një grup të personave që kanë bërë larjen e parave.