Prokuroria Speciale Publike kumtoi se në kuadër të hetimit “Perandoria” gjykata solli vendim për përcaktimin e masës së përkohshme të marrjes së një pjese të pronës për shkak të sigurimit të personave juridik SHPTSH Orka holding SHA Shkup dhe SHPTSH Eksiko SHPKNJP Shkup dhe vendime që përkohësisht të pengohet derdhja e mjeteve nga llogaritë bankare tek personat juridik SHPTSH Eksiko SHPKNJP Shkup dhe SHPTSH Timoh eksport-import SHPK Shkup.
“Në këtë moment, nga dëshmitë me të cilat disponon kjo Prokurori Publike, rrjedh se është bërë dëm në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë në vlerë prej të paktën 6.275.280 euro, si dhe se janë pastruar mjete në vlerë prej 10.939.038 euro”, theksohet në kumtesën të publikuar në ueb faqen e PSP-së.
Njëherit, nga PSP-ja informojnë se pesë personat e dyshuar, për të cilët është parashtruar propozim për zbatimin e masës së paraburgimit, janë arrestuar në bazë të urdhrave të dhëna për arrestim nga gjykatësi i procedurës paraprake, ndërsa dalja e tyre para gjykatës është kryer pasi janë bërë bastisje tek të njëjtit në bazë të urdhrave të dhëna për bastisje.
Në periudhën në vijim, hetimi në rastin “Perandori” do të zgjerohet për më shumë persona dhe për shumë vepra penale, shtohet në kumtesën e PSP-së.