Shkup, 4 korrik – Prokurorja Elizabeta Josifovska nga Prokuroria Speciale Publike sot theksoi se Prokuroria do të parashtrojë ankesë gjykimin, me të cilën Gjykata i liroi Dragan Pavloviq Latas dhe vëllezërit e tij Sërgjan dhe Xvezdan, të cilët ishin akuzuar për ndërtim pa leje në rastin “Lëndina”.
“Për çdo rast do të dorëzojmë ankesë. Këtu nuk ka dilema, sepse unë qëndroj në vendimin se aktakuza ishte mbështetur, kanë mbledhur mjaft dëshmi dhe në çdo rast do të vijojë ankim. Do të shprehemi, shpresoj se me shkrim aktgjykimi i përpunuar do të japë arsye shtesë nga të cilat është udhëhequr Gjykata. Në çdo rast për ne si Prokurori, konsideroj se akuza është themeluar”, theksoi Josifovska.
Citoi se do të ankohen, duke potencuar se ai është mekanizëm juridik me të cilin mund të reagojnë në situata të tilla.
Në pyetjen e gazetarëve në lidhje me atë se gjykatësja ka konstatuar se nuk ekziston vepër penale, prokurorja tha se në lidhje me atë gjithsesi do të dalin me ankim të shkruar.
“Në lidhje me atë qëndrim të Gjykatës gjithsesi do të shprehemi në ankesë me shkrim. Për momentin mund të them se në këtë rast nuk është zbatuar procedura për legalizim, që e ka konstatuar edhe vetë gjykata. Bëhet fjalë për një procedurë e cila sipas dispozitave ligjore duhet të rrjedhë në një mënyrë pak më ndryshe. Së pari nxiret leja për ndërtim, pastaj fillohet me ndërtimin. Mendoj se edhe gjykata konstaton se për një periudhë të caktuar është ndërtuar pa leje. Ajo që nuk kanë reaguar institucionet adekuate nuk është bazë për përjashtim të përgjegjësisë penale të të akuzuarve të cilët ishin në këtë proces”, ka potencuar Josifovska.