Prokuroria publike për ndjekje të veprave penale lidhur dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes së komunikimeve (PSP) sot në mesditë do të mbajë konferencë për shtyp në të cilën pritet të kumtojë për cilat lëndë do të parashtrojë aktakuza. Afati për parashtrim të aktakuzave nga ana e PSP-së skadon nesër. Prokurorja speciale publike Katica Janeva kohë më parë deklaroi se pret që shumica e hetimeve që tashmë janë zbatuar nga PSP të përfundojnë me aktakuza.
“Shumica e hetimeve që tashmë janë zbatuar nga PSP pres të përfundojnë me aktakuza, për cilët persona, kjo është çështje shumë e rëndësishme. Për disa do të ketë ndërprerje të hetimit dhe hedhje poshtë të aktakuzës, për disa do të parashtrohet akt akuzues, por në çdo rast javën e ardhshme do të sillen aktvendime publike”, deklaroi Janeva. Janeva shfaqi bindje se Gjykata do t’u kushtojë vëmendje dëshmive të PSP-së dhe bazave në të cilat ata i parashtrojnë aktakuzat, me pritje se do t’i mbështesë dhe konfirmojë aktakuzat, me qëllim që ato të gjejnë epilog gjyqësor.
“Vendi ku duhet të kryqëzohen argumentet tona me ato të mbrojtjes është salla e gjykatës”, theksoi Janeva. Me aktakuzat, shpallja e të cilave është paralajmëruar para skadimit të afatit të PSP-së në fund të këtij muaji, Janeva sqaroi se janë përfshirë qytetarë të Maqedonisë, mes të cilëve ka edhe funksionarë të lartë dhe persona të tjerë, të njohur për opinionin, prej vitit 2008 deri në vitin 2015.
Siç sqaroi , mandati i PSP-së është katër vite me të drejtë të vazhdimit një vit për prokurorët, duke paralajmëruar se do të vazhdojë puna e tyre për përpunimin e të gjitha bisedave të parashtruara nga përgjimi joligjor. “Sa i përket afatit për parashtrim të aktakuzave, ajo është diskutabile, po bisedohet në atë temë, shpresoj se do të gjendet zgjidhje në afat sa më të shpejtë, ndërkaq pritni se edhe në periudhën në vijim do të hapim hetime për biseda të tjera të përgjuara që kanë materiale kriminele”, tha Janeva.
Për atë se sa nga materialet e parashtruara janë përpunuar, ajo sqaroi se vetëm 12 për qind prej tyre janë shkruar, diku rreth 45 për qind janë dëgjuar në përgjithësi, përderisa pjesa tjetër e tyre aspak nuk janë përpunuar. “Duhet të kuptoni se këtu ka biseda të përgjuara të shumë gazetarëve, biseda në disa gjuhë, ajo është pjesë që aspak nuk është filluar, në to do të punohet pas 15 shtatorit”, tha Janeva. Prokuroria speciale publikke deri më tnai ngriti tre aktakuza tëp cilat kanë të bëjnë me shkatërrimin joligjor të dokumentacionit nga sistemet e përgjimit, për dhunë në Komunën Qendër dhe për lëndën “Transportuesi”. PSP deri më tnai i publikoi hetimet Titanik, target, Toplik, Tenderët, Tarifa, Trusti, Tabela, Trista, Total, Tifani, Trevnik, Talir…