Shkup, 22 mars – Ekspertizë në hangarin e ARM-së, ku gjatë pastrimit të armës nga stërvitja ushtarake janë lënduar dy pjesëtarë të Armatës ka kryer prokurori publik nga Prokuroria themelore publike.
“Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur dy ushtarë nga ekipi, pas kthimit nga stërvitja ushtarake në Shtip, e kanë zbritur mitralozin me peshë prej 35 kilogramëve, i cili ka qenë i montuar në hermelinë. Në momentin e bartjes së mitralozit në hangar, ai ka shtënë një plumb, i cili ka lënduar dy ushtarë tjerë, të cilët ka qenë duke e pastruar armën”, kumtoi Prokuroria.
Prokurori publik ka biseduar me disa ushtarë, të cilët kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes dhe të cilët kanë shpjeguar se mitralozi disa herë është bllokuar edhe gjatë stërvitjes ushtarake në Shtip.
Për zbardhje të plotë të rastit, me urdhër të prokurorit publik do të kryhet ekspertizë e mitralozit dhe e gëzhojës së gjetur në vendngjarje, si dhe do të verifikohet edhe gjithë protokolli i stërvitjes së kryer ushtarake në Shtip. Në mënyrë shtesë do të shqyrtohet edhe dokumentacioni i plotë mjekësor për dy ushtarët e lënduar, të cilët momentalisht janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarjen e heton edhe Sektori për kriminalistikë pranë Policisë ushtarake, i cili gjithashtu raportin e tij do ta parashtrojë deri te prokurori kompetent publik.