Shkup, 9 nëntor – Prokurorë të Prokurorisë Speciale Publike, siç konfirmuan nga atje, sot kanë hyrë në firmat e disa personave, mes të cilëve edhe të biznesmenit Orce Kamçev. Më shumë hollësi rreth bastisjes priten gjatë ditës.
Kamçev para dy viteve ishte thirrur në dëgjim në PSP, por nga Prokuroria atëherë nuk treguan se në cilësinë e kujt dhe për cilin rast është thirrur.