“Ndëshkimi fizik i fëmijëve është shkelje e të drejtës së tyre për t’u respektuar për dinjitetin e tyre njerëzor dhe integritetin fizik.
Ligësia e gjerë e këtij veprimin shkel të drejtën e tyre për mbrojtje të barabartë sipas ligjit.” – Iniciativa Globale për t’i Dhënë Fund të Gjitha Ndëshkimeve Trupore të Fëmijëve.
A e dije se t’i japësh një dackë fëmijës është e jashtëligjshme në 53 shtete?
Mbase masa më e plotë ndaj ndëshkimit të fëmijëve vjen nga Kombet e Bashkuara. Organizata globale, e cila konsiston nga 193 vende, përcakton nëpërmjet traktatit të “Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijës”, se ndëshkimi fizik është shkelje e të drejtave të njeriut.
Deri tani, 53 shtete anëtare të OKB-së kanë ndaluar shumicën e formave të dhunës trupore ndaj fëmijëve. 56 shtete anëtare kanë premtuar një angazhim për ndalimin e plotë të saj.
Ata të cilët prej nesh janë ballafaquar me shuplakën, shkopin dhe/ose rripin mund ta përqeshin nocionin “të gjitha llojet e dhunës janë të këqija.”
Por shkencëtarët dhe ekspertët e shëndetit mendor mund të kenë vetëm një mendim. Dhuna nuk është në interesin afatgjatë të të rinjve tanë.
Në këtë artikull, ne do të gërmojmë në gjetjet më të fundit shkencore dhe psikologjike që kanë të bëjnë me ndëshkimin trupor të fëmijëve. I vetmi parakusht i sugjeruar: ta përqafojmë këtë subjekt me rëndësi të madhe me një mendje të hapur.
Përse nuk duhet t’i gjuash kurrë fëmijës tënd, sipas shkencës?
“Rezulton me dëme për fëmijën.”
Në një artikull të botuar në Gazetën e Psikologjisë Familjare, kërkuesit vendosën t’u adresoheshin dy çështjeve të vazhdueshme, mbase atyre që ishin më të rëndësishmet: nëse ndikimet psikologjike që vinë prej dhunës janë të krahasueshme me ato të abuzimit fizik.
Për ta realizuar këtë, shkencëtarët vlerësuan mbi 100 studime që përfaqësonin mbi 160.000 fëmijë. Nga 17 rezultate standarde psikologjike të abuzimit fizik, dhuna u vërejt në 13 prej tyre.
Elizabeth Gershoff, një Profesoreshë e Asociuar e Zhvillimit Njerëzor dhe Shkencave Familjare në Universitetin e Teksasit në Austin, thotë:
“Ne zbuluam se rrahja kishte të bënte me rezultate dëmtuese të paqëllimshme dhe nuk kishte të bënte me pajtueshmëri të menjëhershme apo disiplim të fëmijës, të cilat janë rezultatet që prindërit presin kur ata disiplinojnë fëmijët e tyre.
Me fjalë të tjera, rrahja jo vetëm që nuk ndikon në bindje, por ndëshkimi kontribuon në “rritje të sjelljes anti-shoqërore, të agresionit, të problemeve me shëndetin mendor dhe të vështirësive njohëse.”
“Nuk mund t’i ndëshkoni këto sjellje…”
Alan Kazdin, Ph.D. dhe Profesor i Psikologjisë dhe Psikiatrisë së Fëmijëve në Universitetin e Yale thotë:
“Ju nuk mund të ndëshkoni sjelljet që nuk dëshironi”, prandaj, nuk ka nevojë për dënime trupore bazuar në hulumtim. “
Kazdin i përmbledh gjetjet e tij në një mënyrë të hapur dhe të drejtpërdrejtë:
“Ne nuk po japim një teknikë efektive. Ne jemi duke thënë se kjo është një metodë e tmerrshme që nuk funksionon. “
Ndëshkimi fizik, duke përfshirë edhe shuplakat, mund të funksionojë në afat të shkurtër. Ky efekt është mjaft i thjeshtë për t’u shpjeguar: fëmijët kanë frikë të goditen! Rezultati thjesht nuk zgjat.
Arsyeja se përse ndëshkimi fizik nuk kryen një funksion afatgjatë, sipas Kazdin, është sepse fëmijët nuk zotërojnë një mekanizëm të zhvilluar të ndëshkimit / shpërblimit (nënprodukt i një truri të pjekur).
Prandaj, fëmija nuk është në gjendje të ndryshojë sjelljet pas ndëshkimit fizik.
A po ushqejnë këto ndëshkime fizike në mënyrë të pavetëdijshme një model të dhunshëm?
Një studim konkludon se këto ndëshkime mund të rezultojnë në një “cikël të përgjithshëm të dhunës në shtëpi” ku shfaqet ndëshkimi fizik. Kështu, prindi, pa dijeni, mund të jetë duke krijuar një cikël të vazhdueshëm të dhunës fizike.
Hulumtuesit e përfshirë në studim intervistuan prindërit dhe fëmijët e moshës 3 deri në 7 vjeç nga mbi 100 familje. Analizat e hulumtimit treguan se fëmijët që ndëshkohen fizikisht kanë më shumë gjasa të përqafojnë dhunën fizike si një mjet për zgjidhjen e konflikteve me moshatarët.
“Një fëmijë që rrihet nuk del menjëherë dhe vjedh një dyqan,” thotë Dr. Gershoff. “Ka ndryshime indirekte në mënyrën se si fëmija i mendon (dhe i ndjen) gjërat.”
Mospërputhje mendimesh
Robert Larzelere, një profesor i Universitetit Shtetëror të Oklahomës, i specializuar në disiplinën prindërore, i cili nuk pajtohet me premisat e hulumtimeve të lartpërmendura, është përkrahës i “goditjes së kushtëzuar”, ku akti është përfshirë në forma të tjera të disiplinës rinore.
Në këto forma përfshihet kufizimi i përkohshëm i privilegjeve (p.sh. i kohës së lojës) dhe komunikimin efektiv midis fëmijës dhe prindit.
Metodat e “duhura” të disiplinës rinore nuk mund të arrijnë plotësisht konsensusin e shumicës. Në fakt, vlerësimet konservative citojnë se dy nga çdo tre prindër i japin përparësi ndëshkimit fizik si një formë e disiplinës.
Por të dyja palët e debatit bien dakord për një gjë: ndëshkimi fizik nuk duhet të shërbejë si burim kryesor i disiplinës.