Kalidou Koulibaly është akoma në orbitën e Paris Saint-Germain.
Sipas portalit francez Foot mercato, edhe pas marrjes së Sergio Ramo-s klubi francez vazhdon kontaktet me përfaqësuesit e mbrojtësit senegalez, i cili ka akoma edhe dy vite të tjera në kontratë.
Për trajnerin Spalletti është i paprekshëm, por presidenti De Laurentiis është i gatshëm ta shesë lojtarin nëse do të merrte një ofertë prej 60 milionë eurosh.