Edhe pse është raportuar ta ketë refuzuar Manchester Unitedin, Paulo Dybala mbetet në listën e shitjeve të Juventusit dhe kampioni italian mund t’i nisë bisedimet me Paris Saint-Germainin ose Interin. Burime të ndryshme nga Anglia dhe Italia kanë raportuar se marrëveshja për shkëmbimin e argjentinasit me Romelu Lukakun ka dështuar.
Sulmuesi i Juves e ka bërë të qartë se nuk e dëshiron kalimin në Old Trafford, por kjo nuk do të thotë se ai do të qëndrojë te Bianconerët.