Paris Saint-Germain ka bërë një ofertë prej 90 milionë eurosh për mesfushorin e Barcelonës, Ivan Rakitiq, sipas Sport. Oferta e tyre është mjaft e ulët krahas çmimit prej 125 milionë eurosh që katalunasit ia kanë vënë kroatit. Megjithatë, kampionët e Francës ende mbajnë shpresë se mund ta arrijnë një marrëveshje për të para mbylljes së afatit kalimtar veror. Ndonëse ai nuk po ngutet që të largohet nga Camp Nou, PSG beson se mund ta bindë që të nënshkruajë kontratë.