PSG do të veprojë shpejt për të nënshkruar me Paulo Dybalan pasi sezoni i tyre në Ligue 1 nisi me një humbje ndaj Rennes të dielën. Mail raporton se klubi francez do të fillojë bisedimet me Juventusin rreth një marrëveshje prej 80 milionë eurosh për argjentinasin, informon lajmi.net, përcjellë gazeta Koha.
Drejtori sportiv i PSG Leonardo do të donte të përfundonte marrëveshjen deri të mërkurën dhe do të bisedojë me agjentin e lojtarit Jorge Antun për të finalizuar një marrëveshje.
Kampionët e Serisë A janë të gatshëm të ndahen me lojtarin, i cili ka qenë i lidhur me Manchester United dhe Tottenham këtë verë.
Nëse ndodh ky transferim, atëherë i hapet rruga largimit të Neymar pasi trajneri Tuchel konfirmoi se pa gjetur një zëvendësim adekuat, braziliani nuk do largohet.