Numri një i Manchester United mund të largohet nga “Old Trafford”. PSG-ja po e mban një sy nga situata e kontratës së David De Gea me “Djajtë e Kuq”, sipas “Daily Mail”. Ylli spanjoll nuk po nxiton të nënshkruajë një marrëveshje të re me Manchester Unitedin, ndërsa pret të shohë se si shkon situata e pasigurtë e trajnerit Jose Mourinho.
Portieri kërkon garanci për një skuadër që ka objektiva madhorë në Premier League dhe Ligën e Kampionëve, jo të vazhdojë të “zvarritet” si vitet e fundit, pas largimit të Alex Ferguson.
De Gea është njëri nga 11 lojtarët e klubit, që do të duhet t’i rishohin kontratat e tyre, sepse u skadojnë në fund të sezonit, por Manchester United ka një mundësi (klauzolë) për të rinovuar me spanjollin edhe për 12 muaj të tjerë.