Marco Asensio po përjeton një rënie në performancën e tij gjatë javëve të fundit, pasi më parë shijoi një start të shkëlqyer të sezonit. Mesfushori i madrilenëve nuk po gjen as golin dhe as hapësira, ndërkohë që minutazhi i tij në pankinë vijon të shtohet gjithmonë e më shumë, diçka që mendohej ta kishte lënë pas krahëve, duke marrë në konsideratë muajin e parë të sezonit, të zhvilluar si titullar, me një performancë sikur të ishte futbollisti më i mir ënë botë.
Pavarësisht këtyre oshilacioneve të Asensio, ofertat në adresë të Real Madrid, nga klubet elitare për shërbimet e yllit të “Los Blancos” nuk kanë munguar. Më i fundit që është ofruar për të siguruar shërbimet e Asensio është Paris Saint Germain, që nuk është kursyer as në sasi dhe as në cilësi. Sipas asaj që raporton media spanjolle “DonBalon” klubi parisien është i gatshëm të paguajë deri në 120 milionë euro për Asensio, madje duke ofruar gjithashtu edhe një nga lojtarët e preferuar të Zinedine Zidane, gjermanin Julian Draxler. Një super ofertë, më e mira në llojin e saj deri në këto momente, por që gjithsesi pritet të refuzohet nga drejtuesit e Real Madrid.