PSG fitoi bindshëm 1-5 në transfertë ndaj Metz mbrëmjen e sotme, ku protagonistë absolutë ishin pikërisht Neymar e Mbappe, të cilët përveç golave të shënuar dhuruan spektakël gjatë gjithë ndeshjes.
Cavani shënoi golin e parë për PSG, ndërsa vendasit barazuan në fundin e pjesës së parë me Riviera, por vetëm kaq pasi pjesa e dytë i përkiste e gjitha miqve, që shënuan edhe 4 gola.
Në minutën e 59, Mbappe shënoi golin e dytë për PSG në këtë ndeshje dhe të parin me këtë skuadrës.
Më pas ishte braziliani Neymar e sërish Cavani, ndërsa në fund e gjeti golin edhe Lucas, duke e vulosur rezultatin në 1-5, transmeton tch.
Pesë ndeshje, po kaq fitore dhe një golavarazh i frikshëm 19 me 3, e bëjnë PSG udhëhqëse absolute të renditjes në Ligue 1.