Paris Saint-Germaini shpreson se Neymari do të nënshkruajë kontratën e re me klubin. Kontrata aktuale e yllit brazilian i skadon më 2022 dhe pas disa spekulimeve për largim në afatin kalimtar të verës, PSG-ja tani synon që t’ia vazhdojë kontratën yllit të saj, transmeton Koha.net, përcjellë gazeta Koha.
Le10Sport raporton se me kontratën e re Neymari do të ishte pjesë e PSG-së deri në vitin 2024. 27 vjeçari është lidhur me një rikthim në La Liga, me Barcelonën e Real Madridin që kanë shprehur interesim për të.