Klubi francez PSG dëshiron ta mbulojë zbrazëtirën e lënë nga Neymari që është lënduar.
Lëndimi i Neymarit ka shqetësuar shumë PSG-në dhe drejtuesit kanë vendosur të kërkojnë një zëvendësues për të. Braziliani do të qëndrojë rreth tre muaj jashtë dhe ai mund të zëvendësohet nga një tjetër brazilian.
Siç raporton “Sky Sport News”, PSG ka nisur sulmin për Willian të Chelseat.
30-vjeçarit i përfundon kontrata me Blutë në verën e vitit 2020 dhe deri më tani te klubi anglez nuk e kanë menduar shitjen e tij, transmeton kp.
PSG po insiston për lojtarin, ndërsa një ofertë zyrtare mund të bëjë Chelsean të ndryshojë mendim. Ëillian luan në krahët e sulmit dhe është pjesë e Premier Ligës që nga viti 2013.