PSG-ja interesohet për Pjaniqin

Paris Saint-Germain është duke u interesuar për mesfushorin boshnjak të Juventusit, Miralem Pjaniq, bën të ditur “Calciomercato” të enjten.

Përfaqësuesi i Pjaniqit, Fali Ramadani është takuar në selinë e Juventusit me drejtorin sportiv të klubit torinez Fabio Paratici. Raportohet se është bisesuar për interesimin e Parisit për Pjaniqin, transmeton “Koha Ditore”. PSG-ja gjatë është interesuar për Pjaniqin dhe krerët e klubit kampion francez besojnë se është momenti i duhur për të bërë një ofertë për boshnjakun.

Kjo pasi që Juventusi ka disa mesfushorë kualitativ tash si Aaron Ramsey, Adrien Rabiot e Rodrigo Bentancur. Juventusit po ashtu i duhet të shes lojtarë.

Krerët e klubit torinez janë duke bërë përpjekje të shesin Paulo Dybalan. Edhe për Dybalan ka shprehur interesim Parisi.

Madje është raportuar se Juventusi e ka ofruar Dybalan në shkëmbim për Neymarin dhe një shumë të hollave. Mirëpo, tash ka gjasa të ofrohet edhe Pjaniqi si shkëmbim.