Pas “lamtumirës” së Gigi Buffon një tjetër veteran do të largohet nga PSG-ja. Bëhet fjalë për 36-vjeçarin brazilian Dani Alves, kontrata e të cilit me kampionët e Francës skadon më 30 qershor.
Gjithsesi, ashtu si me portierin italian presidenti Al-Khelaiffi ka vendosur që edhe Alves të mos ia rinovojë kontratën, duke e lënë të lirë të largohet. Sezonin e fundit ai luajti 32 ndeshje dhe realizoi 3 gola me PSG-në.
Te skuadra franeze ka nisur operacionin “rinim”, ndaj dhe klubi ka vendosur të largojë të gjithë lojtarët mbi 34 vjeç. “Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë nesër. Për momentin jam fokusuar te kombëtarja”, tha Dani Alves.
Mbrojtësi brazilian u shpreh se për skuadrën e re do të vendosë pasi të përfundojë Kupa e Amerikës Latine. “Unë synoj një ekip që të ketë objektiva konkretë për të ardhmen, që të fitojë trofe”, tha Dani Alves.