Paris Saint-Germain ende nuk ka hequr dorë përfundimisht nga transferimi i mbrojtësit të Ajax, Matthijs de Ligt. Duke parë se situata e mbrojtësit holandez ende nuk është qartësuar klubi parisien po përgaditë një ofertë zyrtare drejtuar Ajax. Dihet tanimë se klubi holandez i ka vendosur 19 vjeçarit një çmim prej 70 milionë eurove, por asnjë skuadër nuk e ka dërguar një ofertë me këtë shifër ende.