Paris Saint Germain ka njoftuar për transferimin e mesfushorit spanjoll, Anderr Herrera. Herrera u transferua te PSG-ja si lojtar i lirë, pasi refuzoi të rinovojë kontratën me Manchester Unitedin.
🆕✍️🔥 #WelcomeAnder
¡Bienvenido a Paris @AnderHerrera! 👋
🔴🔵 #ICICESTPARIS pic.twitter.com/SecpQloWne
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) July 4, 2019
Ai do ta veshë edhe te PSG-ja fanellën me numrin 21. Me fanellën e “Djajve të Kuq”, Ander bëri 189 paraqitje (20 gola, 27 asiste) dhe ka fituar disa trofe, veçuar UEFA Europa Leaguen (2017), ku u zgjedh lojtari i finales.
🆕🎮⚽️ @EASPORTSFIFA
Maintenant, la partie peut commencer ! 😏🔥
🔴🔵 #ICICESTPARIS pic.twitter.com/bVcWb0VSME
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) July 4, 2019
Paris Saint-Germain është klubi më i madh në Francë dhe po vazhdon të rritet dhe që luan për të fituar çdo trofe. Jam shumë i lumtur që do ta veshi këtë fanellë. Gjithashtu më pëlqen edhe qyteti, Parisi është i mrekullueshëm. Mund të ju premtoj tri gjëra; Punë, profesionalizëm dhe pasion”, tha Herrera.
Ai ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me PSG-në, deri në qershor të vitit 2024.