Pas blerjeve stratosferike të PSG gjatë verës, e përditshmja spanjolle El Pais raporton se UEFA ka kërcënuar klubin e Ligue 1 me përjashtim nga Champions League 2018/19 nëse parisienët nuk i binden rregullave të Fair Play financiar. Paralajmërimi ka ardhur pasi UEFA u vu nën presion nga klubet e mëdha evropiane si Bayern, Juventus dhe Real Madrid.
Pas presionit nga UEFA, pronari i klubit Nasser Al-Khelaifi është detyruar të reagojë dhe të kontaktojë menjëherë agjentët e tetë lojtarëve që duhet të largohen nga skuadra franceze dhe kjo ka shkaktuar jo pak tension në ekipin e Unai Emery. El Pais thotë se lojtarët ndihen të ofenduar për trajtimin që po i bën klubi. Në merkaton e dimrit dhe verën e ardhshme pritet të largohen Di Maria, Pastore, Draxler, Ben Arfa dhe Thiago Silva.