Paris Saint-Germain është skuadra e fundit që ka shprehur interesim serioz për portierin e Manchester United, David De Gea.
Por një kalim i spanjollit në Parc des Princes, varet krejt nga një vendim i portierit të tanishëm të tyre, Gianluigi Buffon, shkruan Marca, transmeton Klan Kosova.
Nëse Buffon vendos të pensionohet, atëherë PSG me çdo kush dëshiron transferimin e yllit të Djajve të Kuq.
E ardhmja e tij në Old Trafford është vënë në pikëpyetje së fundmi, pasi që bisedimet për kontratën e re – përtej 2020-ës – kanë ngecur mes tij dhe klubit.