PSG dhe Dani Alves do të takohen këtë javë për të diskutuar zgjatjen e kontratës mes tyre, duke qenë se skadon në fund të këtij sezoni.
Aktualisht Alves është 35 vjeç dhe “ESPN” ka zbuluar se do të shtrohet ideja për rinovimin ta paktën edhe për një vit të kontratës së tij. Agjenti i lojtarit do të takohet me drejtuesit e kampionëve të Francës dhe do të vendosin detajet e kontratës së re.
Mbrojtësi pëlqehet shumë nga presidenti Nasser AL-Khelaifi edhe për faktin se ai është shok i ngushtë me Neymar. Ndërkohë që trajneri Thomas Tuchel e sheh brazilianin si lider të skuadrës që ka plot energji në fushë.
Trajneri gjerman e aktivizoi Alves kundër Manchester United si sulmues krahu, ndërsa në fundjavë në kampionat si mesfushorë krahu, duke pasur luksin të luajë në çdo cep të fushës dhe të tregojë vlera në cilindo pozicion që e vendos trajneri.