Hoze Murinjo ka një pseudonim të çuditshëm tek Junajtedi. Stafi që punon në qendrën stërvitore të “Djajve të Kuq” e ka mbiquajtur portugezin “Daisy”. Kjo për shkak të fillimit “Shëtitje me Daisy”, me Morgan Friman dhe Xhesika Tandy, ku zonja Daisy shoqërohet gjatë gjithë kohës nga shoferi i saj. Saktësisht siç ndodh me Murinjo në Mançester. Në fakt, ish-trajneri i Interit dhe Real Madridit jeton akoma në “Lowry Hotel” dhe shoqërohet nga shoferi jo vetëm në qendrën stërvitore, por edhe në aeroport, kur duhet të shkojë në Londër për të qëndruar me familjen.
“Ka shumë mundësi që Murinjo, qëkur ka ardhur verën e kaluar, nuk ka bërë vetëm më shumë se disa kilometra. Prej këtu ka ardhur pseudonimi, por jam i sigurt se askush nuk do të kishte guximin t’ia thoshte këtë ën fytyrë. Në fund të fundit, ai është shefi”, ka thënë duke qeshur nga vartësit e Mançester Junajtedit për “The Sun”.