Pse u perdor aq shume ky lloj Benzi ne Shqiperi?! Pasja e nje makine te tille nga 1991 deri nga vitet 2000 tregonte nje standart jetese.
Keto makina ishin masive ne Shqiperi e duhet thene se Shkodra mbante vendin e pare per ato me ngjyre te bardhe.
Historiani italian Roberto Morozzo Della Rocca e ka analizuar kete detaj dhe jep 3 argumente se pse ne Shqiperi u perdor aq masivisht Benzi.
Sipas tij, arsyeja e pare ishte se kjo makine ishte e forte per rruget problematike te Shqiperise.
Arsyeja e dyte: Sepse kjo makine kishte hapesire e zinte shume persona, per familjet e medha shqiptare.
Dhe arsyeja e trete: Sepse edhe Enver Hoxha e kishte pasur nje te tille dhe si rrjedhoje realizuan nje enderr qe para ’90 ishte e paimagjinueshme.
Evidentojme ketu faktin se pasja e nje makine private nuk lejohej nga ligji!