Numri i evropianëve që shkojnë në Spanjë po rritet falë kostos shumë më të lirë të jetesës krahasuar me vendet e tjera në kontinentin e vjetër. Përveç faturave më të lira të energjisë të cilat janë kthyer në një barrë për shumë konsumatorë evropianë, shumë mund të shijojnë detin dhe diellin me të cilën Spanja është e bekuar. Këto pamje tregojnë qytetin e Calpes i njohur për plazhet e tij të mrekullueshme. Në këtë qytet spanjoll numri i të huajve ka shkuar në gati gjysmë milioni gjatë viteve të fundit. Calpes në veçanti duket si një parajsë e vërtetë. Në mesin e të huajve ka në fakt 98 kombësi të ndryshme. Belgë, britanikë, dhe gjermanë të cilët vlerësojnë cilësinë e jetës në këtë vend. Në komunën e Calpes, gjejmë Hilde Backaert e cila parashikon që numri i të huajve do të rritet edhe më tej.
“Këtu mund të kurseni para falë faturave më të lira të gazit dhe energjisë elektrike. Dhe për shkak të krizës, shumë njerëz do të vendosin të emigrojnë këtu”. Calpes ka komunitetin më të madh belg në Spanjë dhe duke dëgjuar fjalët e presidentes së shoqatës Miqtë e Belgëve, Annie Gaudens mund të kuptosh pse Spanja është vendi i preferuar për të jetuar. “Në Belgjikë një pensionist nuk mund të shkojë në restorant çdo ditë, këtu mundet. Vajza ime më merr në telefon dhe më thotë se duhet të paguaj 250 euro fatura këtë vit ndërsa unë i përgjigjem se më duhet të paguaj vetëm 28. Sepse këtu ka diell”. Përveç klimës, Spanja, shquhet për ushqimin, resortet e shumta bregdetare, si dhe për trashëgiminë e saj kulturore.