Hulumtuesit kanë paralajmëruar përdoruesit e lenteve të kontaktit që të mos flenë me to.
Rreth 45 milionë njerëz në SHBA mbajnë lente kontakti, por shumica harrojnë t’i heqin ato përpara se të bien në gjumë.
Një gjë e tillë mund të çojë në infeksione serioze të njohura si keratiti mikrobik, i cili nëse nuk trajtohet mund të shkaktojë dëme të përhershme në korne, madje edhe humbjen e shikimit.
Mbajtja e lenteve të kontaktit për një kohë të gjatë mund ta pengojë qasjen e oksigjenit në sytë tuaj.
Qelizat e kornesë – mbulesa e jashtme e syrit – mund të dëmtohen, duke i bërë sytë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve.