Pse nuk u transferua Muriqi te Galatasaray, Terim tregon çfarë ndodhi

Fatih Terim ka folur për mediat turke dhe ka zbuluar ofertën që skuadra e tij, Galatasaray i bëri sulmuesit të Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi. Muriqi përfundoi me sukses transferimin e tij te Fenerbahce nga Rizespor për një shifër të raportuar prej katër milionë eurosh, shkruan Telegrafi, përcjellë gazeta Koha. Për Fenerbahcen ishte një fitore në derbi ndaj Galarasarayt ende pa nisur kampionati, pasi ‘Cim Bom’ ishin shumë afër transferimit të sulmuesit të Kosovës.

Trajneri i Galatasarayt, Fatih Terim ka treguar për mediat turke ofertën dhe refuzimin që i bëri Muriqi kampionit turk.

“Kemi ofruar 3.7 milion euro dhe futbollistin Valentine Ozornwafor plus 20 për qind të kartonit”, ka thënë fillimisht Terim për mediat turke. “Ne bëmë çdo gjë që është e mundur. Nëse një lojtar ka pasur dëshirë të shkojë te Fenerbahce, Galatasray nuk këmbëngul në transferim. Tek ne luajnë vetëm lojtarët që dëshirojnë të luajnë”, përfundoi trajneri turk.