Nëse shkoni në Angli mund të ndesheni me një situatë të pazakontë në tualetet, lavaman me dy çezma uji. Në gjitha vendet e botës tashmë ka vetëm një çezmë që ka dy funksione, për ujin e ngrohtë dhe atë të ftohtë.
Ndërsa në Angli, përdorimi i dy çezmave lidhet me shekullin e 19 dhe 20-të, ku shtëpitë ndërtoheshin në të tilla forma ku ishte i mundur përdorimi fillimisht i ftohtë, ndërsa më pas shpëlaheshin duart me ujë të ngrohtë.
Gjithashtu, në Mbretërinë e Bashkuar ekziston një Ligj që ndalon bashkimin e ujit të ftohtë me atë të nxehtë në kabinën e dushit, pasi aty mungon një sistem qendror ngrohjeje, i cili në fakt zëvendësohet nga sistemi i ngrohjes me gaz dhe përdorimi i ujit të nxehtë mbingarkon ngrohjen e shtëpive.