Në të kaluarën, në Vendet e Ulëta, shteti kërkonte pagesën e një takse proporcionale për tokën, varësisht nga gjerësia e shtëpisë: sa më e madhe të ishte, aq më shumë ndikonte në xhepat e pronarit. Për të kapërcyer këtë shqetësim, banorët e Amsterdamit gjetën një zgjidhje: ndërtimin e shtëpive të ngushta, të zhvilluara në lartësi prej të paktën tre kate. Pasoja ishte se apartamentet kishin shkallë të ngushta dhe të pjerrëta, që vështirësonin lëvizjen. Kështu, në çati vendosej një ngritëse e fiksuar me një hekur, për të ngritur objekte. Për të parandaluar që ngarkesa e ngritur të mos godiste dhe dëmtonte fasadën, ndërtesat u ngritën me një prirje për nga jashtë. Shtëpia më e ngushtë e Amsterdamit është e vendosur në rrugën Singel nr. 7, dhe është vetëm 101 cm e gjerë.