Pse ndiheni të përgjumur gjatë ditës, këshilla për të larguar ndjesinë e lodhjes

39

Shpesh pavarësisht lodhjes, qëndrimi zgjuar është domosdoshmëri dhe i paevitueshëm, por nganjëherë gjendja e përgjumur të shoqëron gjatë gjithë ditës dhe arsyen nuk e shpjegon dot gjithmonë.

Ja disa këshilla interesante, të cilat mund t’i zbatoni sa herë do të keni nevojë të qëndroni zgjuar.

Dëgjoni muzikë

Muzika, sidomos ajo me tone të gëzueshme dhe festive, funksionon shumë mirë për të larguar gjumin dhe për të qëndruar zgjuar.

Pini një kafe

Kafja përmban kafeinë, që ndikon në zgjimin e trurit dhe trupit.

Dilni në ajër të pastër ose në një vend të ndriçuar

Drita është sinjali që i nevojitet trurit për t’u zgjuar. Nëse qëndroni në një vend të ndriçuar mirë, atëherë ju mund ta gënjeni sistemin tuaj dhe ta bëni të mendojë se është koha për të qëndruar zgjuar.

Pini ujë

Dehidratimi ju bën më të plogësht, të lodhur dhe të përgjumur. Nëse pini ujë mjaftueshëm dhe hidratoheni, ju mund të largoni lodhjen por edhe gjumin nga sytë.

Aktivitet fizik

Ecja është një aktivitet fizik shumë i rëndësishëm për ta pajisur organizmin me oksigjen. Në këtë mënyrë, organizmi çliron edhe hormonet që ju bëjnë të ndiheni më energjikë.

Stimulimi i trurit

Mërzitja nga rutina mund të shkaktojë lodhje dhe plogështi dhe rrjedhimisht dëshira për të dremitur ose për të mbyllur sytë për pak, është shumë e madhe. Nëse duhet të qëndroni zgjuar patjetër, angazhohuni në biseda me miqtë dhe të afërmit, ose lexoni diçka që mund t’ju ngjallë interes.

Mungesa e gjumit dhe rëndësia e tij

Gjumi është thelbësor për shëndetin. Mungesa e tij shkakton probleme serioze sidomos në tru. Një studim i kohëve të fundit ka treguar se njerëzit që bëjnë gjumë të keq, ose që zgjohen herë pas here gjatë natës janë më të rrezikuar nga sëmundja e Alzheimerit.

Mundohuni të keni një rutinë sa më të rregullt të gjumit gjatë natës./AW/