Pse miliona njerëz e quajnë veten “kaukazian i bardhë”?

Çdo vit miliona njerëz në mbarë botën e përshkruajnë veten si ‘Kaukazian i bardhë’. Por pse? Përgjigja është një kombinim i fantazisë seksuale dhe pseudo-shkencës. Në vitin 1775 antropologu dhe kraniologu i apasionuar Johann Friedrich Blumenbach publikoi draftin e parë të tezës së tij, që e ndante botën në pesë ‘varietete’: Mongolian, Etiopian, Malai, Indian amerikan dhe Kaukazian. Ai i nxori rezultatet e tij nga mbledhja e 60 kafkave, mes të cilave ishin eshtrat e një gruaje të re nga Xhorxhia [shteti amerikan], varieteti ‘Kaukazan’. Duke besuar se kjo kafkë ishte e ‘përsosur’, dhe i ndikuar nga rrëfimet e shkrimtarit-udhëtarit të shekullit 17, Sir John Chardin, i cili i përshkroi gratë gjeorgjiane si thjesht më të bukurat në botë – Blumenbach arriti në përfundimin se Kaukazi ishte qendra për origjinën e njerëzve të bardhë. Që atëherë, e kemi quajtur veten Kaukazianë.