Vizita e saunës ka shumë përfitime për organizmin tonë. Përpos që e pastron trupin nga toksinat na liron edhe nga stresi, vizita e saunave ulë edhe tensionin e lartë të gjakut dhe rrezikun nga sëmundjet e zemrës. Zakonisht gratë janë ato të cilat më shpesh shkojnë në saunë, krahasuar me meshkujt. Por, sipas statistikave, burrat vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut më shumë sesa femrat, e pikërisht vizita e saunave ulë tensionin e gjakut. Deri në moshën 22 vjeçare, tek 15.5% të burrave në botë është diagnostifikuar hipertensioni. Universiteti Eastern Finland bëri një hulumtim, në të cilin u përfshinë 1.620 burra të moshës mesatare. Të gjithë e kishin tensionin 140/90, që llogaritet si tension i lartë. Burrat ishin të ndarë në 3 grupe. Ata të grupit të parë shkonin në saunë një herë në javë, të grupit të dytë 2-3 herë në javë dhe të grupit të tretë – 4 herë në javë. Tek burrat të cilët shkonin në saunë 2-3 herë në javë rreziku nga sëmundjet e zemrës është ulur për 24%, ndërsa tek ata të cilët kanë shkuar 4 herë në javë rreziku është ulur për 46%. Derisa qëndrojmë në saunë temperatura rritet për 2 gradë dhe vie deri te zgjerimi i enëve të gjakut, tensioni i gjakut ulet ndërsa trupi relaksohet.
Shkuarja në saunë ka edhe përfitime tjera për meshkujt:
Ulë dhimbjen e muskujve, të shkaktuar nga ushtrimet ose puna e rëndë fizike, rigjeneron qelizat e trurit, ulë nivelin e lartë të holesterolit dhe diabetin. Përdorimi i shpeshtë i saunës ndikon në uljen e sëmundjeve kardiovaskulare dhe problemet me zemër, gjë që në mënyrë indirekte ndikon edhe në përmirësimin e impotencës. Djema, arsyet të cilat i numëruam janë të mjaftueshme që të filloni të vizitoni saunën menjëherë.