Format e ndryshme të mesazheve tekstuale si SMS janë gjithnjë në rritje duke u bërë pjesë thelbësore e mënyrës sesi ndërveprojmë me njëri-tjetrin, duke vepruar në kurriz të formës së komunikimit digjital që i parapriu asaj-email. Në ditët e sotme arsyet pse njerëzit po përdorin më shumë mesazhe të shkurtra janë: E-mailet janë më formale që të duhet të zgjedhësh çdo fjalë të vendosur, janë më të mërzitshme duke pritur përgjigje të sjellshme, seriozitet, reagime të zhytura në mendime. Tekstet e shkruara janë më personale, që nuk kërkojnë formalitete, të thjeshta. Prandaj numri i përdoruesve të mesazheve të shkruara ka arritur shifra rekord prej 200 milion përdoruesish ditore për vitin 2018, shifra që priten të rriten akoma më shumë. Mesazhet e para janë dërguar për herë të parë në vitin 1992 në UK, më pas filloi të bëhej më e popullarizuar në vende si Japonia, dhe në fundin e viteve 2000 ajo gjendej gjithandej.