Një tregim i gjatë thënë shkurtë; Nutriscistët amerikanë thonë se zyrtarët e Shëndetit Publik duhet t’i tregojë drejtë njerëzve për t’i shmangur pijet e gazuara dijetale, më shumë pijet e gazuara të rregullta. Kështu thotë Susan E. Swithers, Doktor i Psikologjisë e specializuar në neurologji me fokus si nutriciste. Sheqerërat artificiale që përmbajnë pijet e gazuara dijetale, kanë aftësinë ta gënjejnë organizmin dhe ta çrregullojnë atë, për dallim prej sheqerërave natyrale dhe ato që zakonisht i marrim e pijet e rregullta të gazuara. Sheqerërat artificiale e koplikojmë punën e organizmit për të menaxhuar kaloritë bazuar nga provat e ëmbla. Njerëzit të cilët konsumojnë sheqerëra artificiale kanë dy herë më shumë se të tjerët për të zhvilluar sindromën metabolike. Termi sindromë metabolike përdoret për të përshkruar një spektër të gjerë çrregullimesh metabolike që manifestohen në mënyrë klasike me rritjen e nivelit të sheqerit në gjak, me rritjen të yndyrave, vlera të larta të tensionit arterial dhe dhjamosje trupore, të shfaqura së bashku tek i njëjti person.