Familja e ish-aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit, janë prononcuar sot para medieve për gjetjen e raportit nga Instituti i Mjeksisë Ligjore në Zvicër, lidhur me vdekjen e tij.
Pasi që rasti doli të jetë vrasje, ka reaguar edhe gruaja e Astrit Dehari, Arta Dehari, e cila ka shkruar disa fjalë në emër të vajzës së tyre.
“Babi, sot u vërtetua ajo që ne kemi besuar deri sot. Gjaku yt nuk falet!
Pse ma humbën mundësinë të të njohë, ta kem pranë, t’ia ndjej aromën e ta thërras Baba”, ka shkruar ajo në Facebook.
Astrit Dehari humbi jetën në vitin 2016 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.