Studimet në dhjetë vitet e fundit, kanë treguar se të jesh majtak nuk është një anomali, por tregues i një diturie të veçantë, një kusht pajtimtar me nivelet e larta të inteligjencës dhe krijimtarisë. Dikur njerëzit besonin se duke qenë majtakë, do të thotë të jeni të prirë për të pasur “marrëdhënie me djallin”, shkruan New York Times. Sipas disa studiuesve, të qenit majtak është një kusht trashëgimtar. Të tjerë pohojnë se ky faktor varet nga mosha e nënës: ndoshta sot ka më shumë majtak, sepse shumë gra lindin fëmijë në moshë të re. Siç transmeton gazetametro.net, së fundmi, studiuesit janë të bindur se gjenet që përcaktojnë përdorimin e një dore apo tjetrës, kanë një influencë të madhe në zhvillimin e gjuhës. Ka pasur mutacione në gjene të ngjashme që i shtyjnë njerëzit të zhvillojnë një gjuhë të ndërlikuar Fatmirësisht, paragjykimi është zhdukur, por njerëzit ende janë kuriozë të dinë se pse disa fëmijë rriten si majtakë. Numrat tregojnë se rreth 90% e njerëzve janë djathtakë dhe 10% e përdorin dorën e majtë, majtakë. Në histori janë me tepricë rastet e majtakëve që kanë pasur një sukses të jashtëzakonshëm: nga Jul Çezari, te Mikelanxhelo, Napolon Bonaparti, Madam Kyri, Ronald Regan te Bill Klinton, Barak Obama, Pol Mekartnej, David Boui, Bill Gejts për të mos folur më pas për Xhimi Hendriks, që i binte kitarës me dorën e majtë. Mëngjarashë të tjerë janë: princi Uilliam, mbreti i ardhshëm i Anglisë dhe aktorja Nikol Kidman, sigurisht pa harruar lojtarët e tenisit, ku kanë bërë historinë dhe kanë fituar shumë turne, nga Mekenro te Nadal.