Presidenti i Lëvizjes Evropiane në Serbi prof. Mihailo Crnobrnja, është i bindur se ndryshimet e ardhshme në Kushtetutën e Serbisë kanë që për qëllim konsolidimin e sistemit juridik, janë të rëndësishme për perspektivën evropiane. Në këtë kontekst, Crnobrnja tha se shpreson që Kushtetuta nuk do të lërë preambulën që thotë se Kosova dhe Metohia janë pjesë integrale e Serbisë, shkruan Blici serb. “Kjo nuk është legale, por një çështje politike. Unë shpresoj se nuk do të ndodhë që të vazhdojmë ta mbajmë preambulën dhe se në fakt preambula është lidhja e vetëm me praninë tonë në Kosovë”, ka thënë ai. Kushtetuta e Serbisë nuk ndryshon, tha ai, për të qenë në përputhje me BE-në sepse kjo organizatë nuk e ka kushtetutën e vet, por më tepër duhet t’i përmbahemi vlerave evropiane, transmeton lajmi.net. “Kam ndryshuar pesë kushtetuta për jetën time, ne luajmë me Kushtetutën sikur të ishte një lodër. Mirëpo këtë herë duhet të jetë ndryshe duke ndryshuar gjithë sistemin ligjor për t’u konsoliduar me atë që është e rëndësishme për perspektivën evropiane”, është shprehur Crnobrnja.