Pse Kamala Harris s’do të vendoset menjëherë në rezidencën e zëvendëspresidentëve?

47

Zëvendëspresidentja e re amerikane, Kamala Harris, nuk do të vendoset menjëherë në rezidencën në Washington e cila ka shërbyer si shtëpia e secilit zëvendëspresident qysh nga Walter Mondale në fund të viteve 1970.

Shtëpia ku ka jetuar familja Pence për katër vjetët e fundit – dhe familja Biden për tetë vjetët e mëhershme – ka nevojë për riparime, ka thënë një këshilltar i Harris.

“Duhet të bëhen disa punime në oxhak dhe janë edhe disa projekte të tjera të planifikuara që mund të përfundojnë shumë më shpejt nëse shtëpia është e pabanueshme”, ka thënë ai.

Kamala Harris, e cila deri dje ishte senatore e Kalifornsë, e ka një shtëpi në Washington, por është e paqartë nëse do të banojë aty derisa të përfundojnë punimet në rezidencën e zëvendëspresidentëve.