Pse ju del vazhdimisht gjumi natën?

– Mund të vuani nga Apnea e gjumit.

Shumë njerëz nuk e dinë as që e kanë këtë sindromë. Apnea e gjumit është një ndërprerje e frymëmarrjes gjatë gjumit dhe një pauze e tillë bëhet shkak për zgjimin tuaj gjatë natës. Kjo mund të shkaktojë gjithashtu dëshirë për të fjetur gjatë ditës.

– Mund të vuani nga “terrori i natës”

“Terrori i natës” është ndryshe nga makthi. Gjatë kësaj eksperience të frikshme njeriu është zgjuar, por s’e kupton ç’po ndodh me të. Madje, njerëzit as nuk i kujtojnë ç’kanë kaluar kur zgjohen.

– Vuani nga pagjumësia.

Pagjumësia (insomnia) nuk është vetëm mungesa e gjumit. Një nga format e saj është aftësia për të qëndruar në gjumë.

– Orë të tëra para kompjuterit.

30 minuta para se të flini duhet të shkëpusni çdo lidhje me ekranin e telefonit apo lap top-it. Është një nga faktorët kryesorë pse zgjoheni shpesh natën.

– Vuani nga ankthi apo depresioni.

Ankthi ecën paralelisht me pagjumësinë. Problemet me gjumin mund të çojnë në një gjendje ankthioze apo depresive ose e kundërta. Nëse prej kohësh vuani nga diçka e tillë, e mira është një konsultë me mjekun.