Nuk duhet të anashkalohet bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Serbisë dhe Izraelit e cila sipas statistikave të vitit 2017 është mbi 4.5 miliard dollarë. Përveç bashkëpunimit ekonomik Serbia me Izraelin ka një miqësi shumëvjeçare këto shtete bashkëpunojnë fuqishëm në fushën ushtarake dhe shëndetësore
Shtetësia e Kosovës tashmë është njohur nga më shumë se 116 shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian. Përse Izraeli ka zgjedhur drejtim tjetër, duke mos e njohur atë është një dukuri abstrakte pasi që Izraeli njihet si një “shtet” pro amerikan.
Qëndrimi zyrtar është se Izraeli do të ishte i lumtur që të njihte pavarësinë e Kosovës në momentin që ka një marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Zyrtarët izraelitë paraqesin këtë vendim parimor, duke thënë se nuk do t’iu pëlqente të shihnin pjesëtarë të komunitetit ndërkombëtar që njohin Palestinën si shtet të pavarur dhe sovran, para arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare nga ana e Izraelit. Pra, ky është pozicionimi zyrtar. Edhe pse Tel-Avivi e paraqet këtë argument si një pozicionim zyrtar, kjo nuk është ajo se për çka behet fjale ne te vërtet.
Pozita zyrtare, pra, niset nga ankthi kombëtar i Izraelit, që ka të bëjë me problemin e pazgjidhur ndërmjet tij dhe Palestinës. Siç e dimë, ekziston një paralele apo analogji në mes të konfliktit kosovaro-serb, në njërën anë, dhe konfliktit izraelito-palestinez, në anën tjetër.
Dhe, kushedi se për çfarë arsyesh, ekziston një afinitet i çuditshëm ndërmjet Serbisë dhe Izraelit. Kjo ndoshta lidhet me faktin se të dyja vendet po përballen me sfida të ngjashme të minoriteteve, që paraqesin kërkesa territoriale për pjesët e tokave të tyre historike. Në rastin e Serbisë bëhet fjalë për Kosovën, ndërsa në rastin e Izraelit bëhet fjalë për vendin e shenjtë të Jerusalemit. Ne të gjithë e kemi dëgjuar frazën se Kosova është Jerusalemi i Serbisë. Atëherë, në rastin e Izraelit, Palestina është Kosova e këtij vendi. Nëse Izraeli do ta pranonte Kosovën, do të ishte njësoj sikur ta pranonte Palestinën.
Një gjë e tillë sigurisht se është absurde. E gjithë analogjia ndërmjet Izraelit dhe Serbisë është paksa absurde, por siç e thamë, ajo vjen nga një ankth i brendshëm dhe është vështirë të argumentosh me këtë ankth. Në anën tjetër nuk duhet të anashkalohet bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Serbisë dhe Izraelit e cila sipas statistikave të vitit 2017 është mbi 4.5 miliard dollarë. Përveç bashkëpunimit ekonomik Serbia me Izraelin ka një miqësi shumëvjeçare këto shtete bashkëpunojnë fuqishëm në fushën ushtarake dhe shëndetësore. (gazeta e re)