Mos kini frikë se ftohen e se vriten. Qëndrimi i fëmijës zbathur është diçka që sugjerohet shumë nga psikologët. Mund ta kesh dëgjuar edhe më parë. Vetëm se kësaj radhe Lira Gjika, pediatre dhe psikologe, e argumenton përse duhet ta lini fëmijën të ecë pa këpucë dhe pa çorape në shtëpi.
“Prindër lërini dhe nxitini fëmijët të ecin zbathur në shtëpi. Mos u trembni se nuk ftohen dhe nuk u bën dëm, përkundrazi i bën vetëm mirë. Specialistët pediatër dhe psikologët insistojnë që është e domosdoshme ecja zbathur si një nga kontaktet më bazike me natyrën. Prindër, edukatorë, lërini fëmijët zbathur edhe jashtë edhe brenda mjediseve të shtëpisë dhe kopshteve. Prindër mos harroni që edhe njeriu është bir i natyrës dhe ka nevojë për kontaktin dhe lidhjen me të. Shmangia e ecjes zbathur ndikon direkt në sistemin imunitar duke e dobësuar atë por edhe në sferën psiko-emocionale influencon negativisht duke shtuar mërzinë dhe bezdinë e fëmijëve”, shkruan Lira Gjika.